Tuesday, October 2, 2012

JETA SI MESAZH

Nëse jeni të padhunshëm, kjo nuk do të thotë se i nënshtroheni torturës. Ju, thjesht, e dëboni dhunën si mjet për kundërvënie ndaj torturës. Të qenët i nënshtruar ndaj despotit ju bën me çdo ditë që kalon më të dobët dhe më të dobët. Jodhuna si strategji kërkon fuqi dhe inteligjencë, besim të madh dhe përkushtim personal.

Gandi doli superior me jodhunën si strategji kundër një shtypësi të fuqishëm dhe të dhunshëm. I thellë dhe i urtë, i guximshëm dhe rebelues – ky njeri i madh e shndërroi jetën e vet në një nga mesazhet më të fuqishme të cilat ky civilizim i ka parë deri më tani. Ai luftonte për njerëzimin, paqen dhe lirinë me çmimin e jetës së vet. Dhe – fitoi.

Nuk ju duhet revole për të luftuar me sulmuesin. Nuk ju duhet armatë për të mposhtur një armatë.

Gjithë çka që ju duhet është besimi dhe guximi. Unë vazhdimisht e përsëris këtë në vete. Dhe – funksionon.”

Xhabir Deralla
Kryetar i CIVIL-it – Qendër për Liri

No comments:

Post a Comment