Civil – Qendra për Liri ashpër e dënon vandalizimin e
lokaleve të qendrës për përkrahje të LGBTI komunitetit në Çarshinë e Vjetër të
Shkupit, të hapur më 23 tetor. Apelojmë te autoritetet qeveritare dhe të gjitha
institucionet relevante që të ndërmarrin masa për dënimin e huliganëve dhe të
mundësojnë punë të papenguar të LGBTI qendrës në Shkup. Ky duhet të jetë hapi i
parë drejt ndryshimit të politikave dhe trajtimit të LGBTI komunitetit në
Maqedoni, respektivisht përmirësimit maksimal të statusit të tyre social dhe
juridik.
Vandalizmi i ushtruar mbi LGBTI qendrën nuk befason,
ashtu siç nuk befason më as gjuha e urrejtjes, diskriminimi dhe dhuna mbi baza
etnike, fetare e tjera. Kultivimi i kultit për komb të pastër dhe monolit
shihet qartë në paraqitjet publike të një pjese të elitës politike në vend.
Ky akt huligan paraqet edhe një dëshmi për jotolerancën
dhe dhunën që kanë hyrë thellë në indin e shoqërisë maqedonase sot.
Konsiderojmë se ky incident është pasojë e jotolerancës dhe diskriminimit që
janë pjesë e sjelljes edhe të strukturave më të larta të shtetit.
No comments:
Post a Comment