U bëjmë thirrje institucioneve që menjëherë të ndërmarrin masa për kthimin e besimit mes bashkësive në Maqedoni dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve. Kjo do të arrihet vetëm me respektimin konsekuent, të sinqertë dhe transparent të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe me sundimin e ligjit.
U bëjmë thirrje bashkësive fetare menjëherë të tërhiqen nga politika. Nuk ka vend për urrejtje dhe klithje luftarake në asnjë libër të shenjtë. Luftërat mes kryqëzatëve dhe saraçenëve përfunduan para shumë shekujsh. Jetojmë në shekullin 21.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve në Republikën e Maqedonisë:
Është koha e fundit të tregojmë urtësi dhe pjekuri në këto ditë të vështira. Duhet t’i kuptojmë porositë nga e kaluara, për të shkuar drejt së ardhmes. Që fare të kemi ardhmëri.
Thirrjet për paqe dhe tolerancë nuk janë fjalë dhe parrulla të kota – ato nënkuptojnë angazhim të përditshëm personal, për të siguruar një jetë dinjitoze dhe njerëzore për vete dhe për të afërmit.
Qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk duhet t’u nënshtrohen manipulimeve të cilët vijnë nga qendrat e fuqisë. Për shkak të paaftësisë së tyre për të ofruar zgjidhje të problemeve të cilat i prekin të gjithë në mënyrë të barabartë, qendrat e fuqisë ndërmarrin politika dhe praktika të cilat janë shkurtpamëse dhe fatale për demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut, sigurinë dhe sundimin e së drejtës.
Askush nuk ka lindur me urrejtje ndaj një personi tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes dhe fesë. Njerëzit duhet të mësohen të urrejnë, e siç mund të mësohen të urrejnë, ata mund të mësohen të duan, sepse dashuria vjen më natyrshëm në zemrat e njeriut sesa e kundërta e saj. – Nelson Mandela
Dërgoni deklaratat tuaj të përkrahjes në civil.mk@gmail.com
No comments:
Post a Comment