Duke e ndjekur zhvillimin e ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë dhe në
kontinuitet, me apelet dhe rekomandimet e mëparshme të botuara gjatë disa
muajve të mëparshëm, Civil – Qendra për Liri shpreh një shqetësim të thellë në
lidhje me gjendjen në vend.
Apelet dhe rekomandimet e shpallura muajt e kaluar duket sikur nuk janë
dëgjuar, edhe pse janë valid në tërësi. Ndërkohë, vendi është nën rreziqe të
rinj çdo ditë të re, si pasojë e mungesës së dialogut dhe politikave të
gabuara.
Prandaj, edhe më zëshëm i përsërisim thirrjet tona për respektimin e të
drejtave të njeriut, sundimin e së
drejtës, demokracinë dhe tolerancën. U apelojmë të gjithë qytetarëve dhe
institucioneve në vend: çdo individ, të gjitha bashkësitë dhe institucionet, në
të gjitha nivelet, munden dhe duhet të ndërmarrin hapa në drejtim të zgjidhjes
së problemeve serioze, me të cilat ballafaqohet shoqëria dhe shteti ynë.
Përkeqësimi në sferën e të drejtave të njeriut, të
demokracisë dhe të sundimit të ligjit duhet të ndalojë dhe duhet të ndërmerren
masa të menjëhershme për dhënien e një
kahjeje të re zhvillimeve të tanishme, pa humbur kohë.
Apeli ynë i drejtohet posaçërisht Qeverisë së Republikës
së Maqedonisë dhe të gjitha partive politike në vend.
Të gjitha partitë politike duhet menjëherë të fillojnë dialog për
sfidat kryesore të cilat kanë të bëjnë me të gjithë qytatarët e Republikës së
Maqedonisë, apo, më saktë, të drejtat dhe liritë e njeriut të tyre.
Liderët politikë duhet ta lënë anash
luftën për pushtet dhe menjëherë t’i shmangen retorikës nacionaliste,
qëllimi i së cilës është përfitimi i pikëve politike përballë votuesve.
Nga partitë politike pritet të ofrojnë masa të
cilat do t’i tejkalojnë kufijtë etnike dhe do të ofrojnë një vizion për një
Maqedoni evropiane për të gjithë.
Punoni me anëtarët dhe simpatizantët tuaj dhe
inkurajojini që të bëjnë një hap përpara drejt kursit të ri, të cilin duhet ta
marrë ky vend.
Jini të ndershëm!
Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet ta parandalojë eskalimin e mëtejmë të
situatës në të gjitha nivelet dhe në të gjitha sferat.
(Një shembull i vogël: transmetimi i
pamjeve nga bastisjet e policisë speciale nuk ndihmon fare në përmirësimin e
situatës. Përkundrazi, vetëm sjell më shumë urrejtje dhe eskalim.)
Nuk ka nevojë për elaborim të mëtejmë. Vetëm ndiqeni
axhendën e cila publikisht është dakorduar mes Kryeministrit Nikolla Gruevski
dhe EU Komisarit Shtefan Fyle. Dhe, bëjeni këtë në mënyrë të saktë dhe
transparente.
Jini të
ndershëm.
No comments:
Post a Comment